Konkurs Datë: 17 nëntor 2022 KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË FERIZAJ – shpallë:K O N K U R SPër vendin e punës: Sekretar i Këshillit të BI në Ferizaj KANDIDATËT E INTERESUAR DUHET TI PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE: -Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në, ose Fakultetin e Stu-dimeve Islame jashtë vendit,-T’i përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Rregulloreve dhe vendimeve dhe udhëzimit administrativ të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit,-Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare,-Të jenë të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht,-Të mos kenë vërejtje për punën e tyre nëse paraprakisht kanë qenë në punë,-Të kenë iniciativë dhe kreativitet në punë.-Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës. DOKUMENTET E KËRKUARAKrahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto dokumente: -Diploma e Medreses dhe Fakultetit (e vërtetuar te Noteri),-Çertifikata e lindjes,-Çertifikata shëndetesore,-Çertifikata se nuk është nën hetime, i akuzuar apo dënuar,-Vërtetim për prevojën e punës,-Deklarata me shkrim se do ti kryej të gjitha shërbimet fetare sipas rregullorës,-CV- te dhënat personale, kualifikime ose dëshmi për aftësim profesional–Letërnjoftimi (fotokopje)(Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal) VËREJTJE:Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Ferizaj.Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në webfaqen zyrtare të BIRK.Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në shqyrtim.