Konkurs 3 qershor 2020 Këshilli i Bashkësisë Islame i Obiliqit shpall: K O N K U R SPër plotësimin e vendit të lirë të punës:1. Imam, hatib dhe mualim në xhaminë e fshatit Babimoc Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:1. Të ketë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit (diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës);2. T’u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rregulloreve, vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit;3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht kanë qenë të punësuar;6. Të jenë të pranueshëm nga Këshilli i Xhamisë dhe xhemati përkatës;7. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës.Dokumentet e kërkuara:Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:* Diploma e Medresesë dhe ajo e Fakultetit;* Certifikata e lindjes;* Certifikata shëndetësore;* Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar;* Vërtetimi për përvojën e punës;* Deklaratë me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;* CV –ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;* Letërnjoftimi (fotokopje);Të gjitha dokumentet të jenë në origjinal!Vërejtje:Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame të Obiliqit.Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.