Datë: 17 maj 2024
Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime shpallë:
Konkurs për këtë vend të punës:
Kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Shtime
Kandidati i interesuar duhet t’i plotësojë këto kushte:
- Të ketë kryer Medresenë, FSI-në, ose Fakultetin e Studimeve Islame jashtë vendit
(diploma e vërtetuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës); - T’i përmbahet Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rregulloreve
dhe Vendimeve të Kryesisë dhe Rregullores së Këshillit të Bl-Shtime; - Të ketë aftësi komunikuese dhe organizative për çështje fetare;
- Të jetë i shëndoshë psikikisht dhe fizikisht;
- Të mos ketë vërejtje në punën e tij paraprake;
- Të ketë pesë (5) vjet përvojë pune në Bashkësinë Islame të Kosovës;
- Të jetë nënshtetas i Republikës së Kosovës.
Kandidati, krahas kërkesës për punësim, duhet bashkëngjitur edhe këto
dokumente:
- Diploma e Medresesë dhe e Fakultetit (kopje e vërtetuar te noteri);
- Certifikata e lindjes (origjinal);
- Certifikata shëndetësore (origjinal);
- Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar (origjinal);
- Vërtetimi për përvojën e punës (origjinal);
- Deklarata me shkrim se ka për t’i kryer të gjitha shërbimet fetare;
- CV-ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dëshmitë për aftësim profesional;
- Letërnjoftimi (fotokopje).
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal.
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së në Shtime.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në
shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga data e publikimit në websaitin e Kryesisë së BIRK-ut.