Prishtinë, 21 nëntor 2012
Gjatë qëndrim në Stamboll, Myftiu pati një takim me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdoan, ndërsa në Ankara u priten nga presidenti Abdullah Gyl.
Më 19 e 20 nëntor 2012, në Stamboll u mbajt Konferenca e tetë e Këshillit Lartë Islamik të Evro-Azisë, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e 33 vendeve nga Evropa e Azia. Kosova në këtë konferencë u përfaqësuar nga Myftiu Naim Tërnava.
{jathumbnail}Konferenca u kryesua nga kryetari i DIJANET-it, Mehmet Gyrmez, ndërsa në hapje qe i pranishëm edhe kryeministri turk Rexhap Taip Erdoan i cili pasi i përshëndeti të pranishmit ndër të tjerat tha, me nderon prani ime në këtë konferencë, ju të nderuar jeni prijësit tanë fetar dhe ju keni përgjegjësi për zhvillimin dhe ngritjen e shoqërive myslimane në vende tuaja. Turqia, gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë edhe më tej te gjitha nismat tuaja që janë në të mirë të shoqërisë njerëzore.
Kryeministri turk Erdogan në Stamboll dha pritje të veçantë për prijësit fetar të Euro- Azisë me ç’rast pati një takim shumë miqësor edhe me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava.
Myftiu Tërnava e falënderoj kryeministrin turk për përkrahjen dhe mbështetjen që po i banë qeveria turke Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Myftiu i kërkoj kryeministrit turk që edhe në të ardhëm qeveria turke të mbështesë Kosovës.
Kryeministri turk Erdoan në takim me myftiun Tërnava tha se Turqia do mbështes si deri tash Kosovën në të gjitha institucionet e forumet ndërkombëtare.
Në seancën e parë të Konferencës së Këshillit të Lart ë Euro- Azisë myftiu Tërnava para të pranishmëve u paraqit më kumtesën për vizionet e Kosovës pas pavarësisë.
Këshilli i Lart Islamik i Euro – Azisë zgjodhi edhe organet drejtues për mandatin e ardhshëm ku myftiu Tërnava u zgjodh anëtar i Kryesisë .
Pjesëmarrësit e Konferencës së Këshilli të Lart Islamik të Euro – Azisë dje më 20 nëntor në Ankara u priten edhe nga presidenti i Turqisë Abdulah Gyl.
Presidenti Gyl ,pasi i përgëzoi e uroj liderët fetar të Euro- Azisë tha se kjo konferencë është një rast i mirë që liderët fetare të diskutojnë për problemet e myslimaneve dhe shoqërive islame. Ai po ashtu tha se liderët fetare janë përgjigjes për përhapjen e vlerave të mirëfillta islame të tolerancës, mirëkuptim e mirëbesimit për shoqëritë tuaja.