Prishtinë, 17 shtator 2019
Sot filloi punën Konferenca Ndërkombëtare për Paqe dhe Solidaritet që po mbahet në kryeqytetin e Francës në Paris. Përfaqësues të komuniteteve fetare në Francë dhe më gjerë, ministra, mendimtarë, myftinj, ambasadorë, figura publike nga Evropa, SHBA-ja dhe vendet islame dhe shumë personalitete të tjera po marrin pjesë në këtë konferencë. Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës që është e ftuara e vetme prej Ballkanit nga organizatori, që është Liga e Botës Islame dhe Fondacioni Islam në Francë; po përfaqësohet nga shefi i kabinetit të Myftiut mr. Besim Mehmeti dhe drejtori i Medresesë “Alauddin” mr. Jakup Çunaku.
Konferenca në fjalë ka për qëllim përforcimin e paqes dhe të solidaritetit ndërmjet popujve dhe kombeve të ndryshme pa dallim gjuhe, vendi dhe etnie.
Sekretari gjeneral i Ligës së Botës Islame dr. Muhammad Abdulqareem Alisa, në fjalën e tij hapëse në këtë konferencë, vuri në theks tolerancën e cila buron nga Kurani dhe tradita profetike, duke qenë si burime kyçe të sistemit islam. Andaj, ne mund të jemi të dobishëm, vetëm atëherë kur jemi të dobishëm për vendin tonë dhe njerzimin në përgjithësi”, përfundoi ai.
Në seancën përmbyllëse do të nënshkruhet edhe Pakti i Paqes dhe Solidaritetit nga përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Francë dhe më gjerë.
Konferenca mbyll punimet sot.