Prishtinë, 1 mars 2015
Dje, në kryeqytetin e Arabisë Saudite – Riad, filloi punimet Konferenca e II-të Ndërkombëtare për Avancimin e Shkencave Kuranore.
Konferenca është organizuar nga Katedra e Kuranit, Instituti i Tefsirit dhe Universiteti i Mbretit Saud.
Nga Kosova në këtë Konferencë po merr pjesë myftiu Mr. Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami Sabri ef. Bajgora dhe zv/shefi i kabinetit, Besim Mehmeti, të cilët njëherësh janë edhe anëtarë të Institutit për Hulumtime Kuranore.

Gjatë ditëve të punimeve të Konferencës pritet të nënshkruhet një Marrëveshje bashkëpunimi në mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Qendrës së Tefsirit, për bashkëpunim akademik në sferën e Tefsirirt dhe shkencave kuranore.

Gjatë qëndrimit në Riad, myftiu Tërnava me bashkëpunëtorë vizituan edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, me ç’rast u prit nga Ambasadori ynë atje, Dr. Rexhep Boja, i cili pas pritjes shtroi edhe drekë për delegacionin e BIRK-ut.{gallery}saudiknfkuran{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…