Prishtinë, 06 shkurt 2014
Me iniciativë të BE, këto ditë po qëndron në Kosovë Komisioni i Venedikut për të diskutuar me të gjitha palët e interesuara për përgatitjen e ligjit për Bashkësitë Fetare .
Përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut të prirë nga z.Thomas Markert- drejtor i sekretariatit të komisionit, takuan sot Myftiu e Kosovës, mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.
“Mosmiratimi i ligjit për bashkëritë fetare ka dëmtuar ato në punën e tyre, si dhe ka penguar realizimin e projekteve të rëndësishme për bashkësitë fetare” – tha Myftiu Tërnava.
Kjo që ka ndodhur deri më tash me bashkësitë fetare nuk duhet vazhduar edhe më tej, ne kemi ngritur këtë çështje me qeveritarët e parlamentarët tanë – nënvizoi myftiu Tërnava.
Ndërsa, për vizitën e Komisionit të Vendiku, myftiu u shpreh “Komisioni i Venediku me pranin e tij në vendin tonë, do t’i jap shtytje Institucioneve tona që sa më parë të nisin punën për përgatitjen e ligjit për bashkësitë fetare. Pres që Ju të ndihmoni profesionalisht Institucionet tona në përgatitjen e një ligji sa më cilësor e sa më funksional”.
Delegacioni i Venedikut në takim me Myftiun u interesua për shumë çështje që pritet të përfshihen në ligjin për bashkësitë fetare.