Prishtinë, 10 mars 2014
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava ka uruar sot kryetarin e porsazgjedhur të Komunitetit Mysliman Shqiptar, z. Skënder Bruçaj.
Në telegramin e Myftiut Tërnava për kryetarin Bruçaj thuhet:
Nga : Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Për : Komunitetin Mysliman të Shqipërisë
Lënda: TELEGRAMURIMI
I nderuari z. Skënder Bruçaj
Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saja, të besimtarëve mysliman dhe në emrin tim personal t’iu uroj e përgëzoj me rastin e zgjedhjes suaj në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke lutur Allahun Fuqiplotë t’iu jap shëndet, suksese e mbarësi në udhëheqjen dhe drejtimin Komunitet Mysliman Shqiptar.
Z. Bruçaj, ka dashtë Zoti që ju të jeni në krye të besimtarëve mysliman , një detyrë kjo sa me privilegje aq me përgjegjësi, një detyrë që me sukses , urtësi e devotshmëri e ushtruan paraardhësit tuaj, hfz. Sabri Koçi e haxhi Selim Muçaj Zotëri Kryetar, në emrin e Kryesisë së BIK, sot e gjej të udhës që të shpreh mbështetjen time në misionin tuaj, si dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar në të mirë të vendeve tona, institucioneve tona dhe besimtarëve tanë.
Edhe njëherë, urime, shëndet e mbarësi! Zoti na ndihmoftë!
Me respekt,
KRYETARI
Myftiu Naim Tërnava