Prishtinë, 6 korrik 2015
Kryesia e BIK-ut me shqetësim ka marrë lajmim për djegien e një prone të një banori në fshatin Llapushik të Drenasit, për çka ndien keqardhje për këtë aksident. Kryesia e BIK është e shqetësuar me tendencën e disa medieve për t’i dhënë karakter fetar.
Kryesia e BIK-ut kërkon nga organet kompetentet që më parë të ndriçojnë rrethanat e djegies së pronës në Llapushnik, ndërsa në të njëjtën kohë apelon te të gjithë që mos të prejudikojnë motivet e aksidentit pa pasuar version zyrtarë nga organet kompetente.
Populli ynë dhe Bashkësitë tona fetare historikisht kanë qenë të përkushtuar në kultivimin e tolerancës e mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerëzor, e mbi të gjitha mirëkuptim ndërvëllazërorë. Mbesim të përkushtuar që këto vlera të popullit tonë për asnjë motiv të mos cenohen.