Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi vizitoi Myftiun mr. Naim Tërnava Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 17 korrik 2012 Në vigjilje të Ramazanit Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi vizitoi Myftiun mr. Naim Tërnava Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në vigjilje të muajit të Ramazanit, sot në mesditë vizitoi Kryesinë e BIK, ku u prit nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë. Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi i uroj Myftiut Tërnava dhe përmes tij edhe të gjithë besimtarëve fillimin e muajit të Ramazanit. “Ramazani është muaj i paqes, qetësisë e harmonisë në mesin tone, është muaj i solidaritetit, mëshirës e fisnikërisë” tha ndër të tjerat – kryeparlamentari Krasniqi. {jathumbnail}Myftiu Tërnava falënderoi Kryeparlamentarin Krasniqi për vizitën dhe urimin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Myftiu çmoi punën që ka bërë Kuvendi i Kosovës në ngritjen e shtetësisë së vendit. Myftiu në takim më Kryeparlamentarin Krasniqi kërkoi nga ai që sa më parë Kuvendi i Kosovës të miratoj edhe ligjin për bashkësitë fetare, me çka do të zgjidhet e rregullohet pozita juridike e bashkësive fetare në Kosovë.