Prishtinë, 17 korrik 2012
Në vigjilje të Ramazanit
Kryeparlamentari dr. Jakup Krasniqi vizitoi Myftiun mr. Naim Tërnava

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në vigjilje të muajit të Ramazanit, sot në mesditë vizitoi Kryesinë e BIK, ku u prit nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë. Kryeparlamentari, dr. Jakup Krasniqi i uroj Myftiut Tërnava dhe përmes tij edhe të gjithë besimtarëve fillimin e muajit të Ramazanit. “Ramazani është muaj i paqes, qetësisë e harmonisë në mesin tone, është muaj i solidaritetit, mëshirës e fisnikërisë” tha ndër të tjerat – kryeparlamentari Krasniqi.

 

{jathumbnail}Myftiu Tërnava falënderoi Kryeparlamentarin Krasniqi për vizitën dhe urimin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Myftiu çmoi  punën  që ka bërë Kuvendi i Kosovës në ngritjen e shtetësisë së vendit. Myftiu në takim më Kryeparlamentarin Krasniqi kërkoi nga ai që sa më parë Kuvendi i Kosovës të miratoj edhe ligjin për bashkësitë fetare, me çka do të zgjidhet e rregullohet pozita juridike e bashkësive fetare në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…