Prishtinë, 10 qershor 2017
Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, me rastin e muajit të madhëruar Ramazan, dhe njëherazi ditës së çlirimit të këtij qyteti, shtroi iftarin tashmë tradicional, ku përveç shumë të ftuarve qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Ekrem ef. Simnica.
Ekremef. Simnica, duke falënderuar kryetarin e hanit të Elezit z. Rufki Suma për këtë iftar, e përshëndeti e falënderoi në emër të Kryesisë dhe në emër të myftiut Naim ef. Tërnava. Ai theksoi se organizimi i iftareve të tilla vetëm sa e shton afrimin me njëri-tjetrin, dashurinë për njëri-tjetrin, dhe na e kujton se jemi në një muaj të cilin Allahu e ka veçuar duke zbritur Kuranin, dhe në të cilin ndodhet Nata e Kadrit, që është më vlefshme sasa një mijë muaj. “Po ashtu ky muaj na e përkujton që të mos i harrojmë të varfrit, jetimët, skamnorët dhe ata që kanë nevojë për të ndihmën tonë”, tha Simnica, duke theksuar se BIRK gjithnjë ka qenë dhe do të jetë me xhematin dhe në zhvillim pozitiv të proceseve që po kalon atdheu ynë.
Nga ana e tij kryetari Suma falënderoi përfaqësuesit e Kryesisë së BIRK-së që iu përgjigjen këtij iftari dhe theksoi se raportet mes Komunës dhe KBI të Hanit të Elezit janë shkëlqyeshme dhe punojnë vazhdimisht në të mirë dhe dobi të komunitetit.
Në këtë iftar morën pjesë përfaqësues nga KBI e Hanit të Elezit dhe nga ajo e Kaçanikut si dhe familjarë të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…