Myftiu Tërnava në takim me kryetarët dhe sekretarët e Këshillave të BIK Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin “Të bëjmë më të mirën që migrimi të ndërpritet dhe popullit t’i rikthejmë besimin dhe t’i hapim perspektivën në vendin tonë“Prishtinë, 12 shkurt 2015Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e Këshillave të BIK-së, u ka kërkuar Këshillave, e përmes këtyre edhe të gjithë imamëve anekënd vendit, që të angazhohen e të kontribuojnë në ndaljen e fenomenit të migrimit të popullatës nga vendi. Myftiu Tërnava tha se fenomeni i ikjes nga vendi është një përjetim i rëndë. “Pamjet e fëmijëve, të rinjve e grave tona nëpër male e kampe janë të rënda e brengosëse, prandaj duhet që ne si shoqëri e popull të jemi përgjegjës për këtë që po ndodh, dhe duhet të bëjmë më të mirën e mundshme që ky fenomen të ndërpritet dhe popullit t’i rikthejmë besimin dhe t’i hapim perspektivën në vendin tonë”, ka thënë Myftiu Tërnava. Tërnava gjithashtu tha se hoxhallarët, teologët e kanë për obligim-farz të bisedojmë me njerëzit tanë: “Pra të jemi pranë tyre dhe të ndikojmë tek ata aq sa është e munduar, që ata mos të marrin rrugën e migrimit ilegal. E bashkëndiejmë gjendjen dhe atmosferën që është krijuar në vendin tonë dhe në shoqërinë tonë, por duhet të japim maksimumin që tek populli ynë të rikthehet ndjenja e besimi në vendin tonë, në të ardhme tonë, në perspektivën tonë”, tha Tërnava.Myftiu gjithashtu ka kërkuar nga udhëheqësit e Këshilleve që të aplikojnë për legalizimin e objekteve të BIK-së që ende nuk janë legalizuar, si dhe të përgatisin dokumentacionin për pronat e BIK-së.