10 korrik 2012

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava vizitoj sot Kamenicën, ku u prit nga Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Shaip Surdulli, i shoqëruar nga bashkëpuntorët.
Në takim më kryetarin Surdulli, Myftiu Tërnava, e falënderoj atë, për punën që ka bërë dhe të arrituarat në komunën e Kamenicës. Myftiu, po ashtu, e falënderoj edhe për bashkëpunimin e mirë që ka Komuna me Këshillin e Bashkësisë Islame dhe me Bashkësinë Islame të Kosovës.

{jathumbnail}Myftiu në emër të Kyesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderoj Kryetarin Surdulli, për ndarjen e truallit për ndërtimin e selisë së Këshillit të BI në Kamenicë.

Bashkëpunimi juaj me Këshillin e BI dhe me isntitucionet tjera është për t’u përshendetur, me këtë ju tregoni edhe praktikisht se jeni në shërbim të qytetarëve që ju kanë zgjedhur.
Ndarja e lokacionit për ndërtimin e selisë së Këshillit është një hap i madh, ngase vetëm Këshilli i Kamenicës ka mbetur pa seli, andaj shpresojmë që edhe këtu do të kryhet së shpejti. –tha, ndër të tjera, Myftiu Tërnava.
Kryetari i Kamenicës, z. Shaip Surdulli, ka thënë se ne jemi munduar që së bashku me drejtor të drejtorive komunale, si dhe me këshilltarët e Kuvendit, t’i përkrahim kërkesat e Bashkësisë Islame.
Këtë vit Komuna e Kamenicës, ka ndihmuar me një shumë simbolike dy xhamitë në fshatin Koretinë, kurse vitin e kaluar kemi ndihmuar xhamitë në fshatërat Dajkoc e Desivojcë, ndërtimin e murit mbrojtës për xhaminë në Berivojcë dhe objektin e mejtepit në Hodonoc.

“ Si problem kyç në Komunën e Kamenicës është mungesa e një objekti shkollor në fshatin Rogaqicë, ku objektin e tanishëm shkollor e shfrytëzojnë nxënësit e shkollës fillore dhe dy shkollave të mesme, kurse mësimi zhvillohet në tri ndërrime dhe me orar të shkurtuar “ -ka thënë Surdulli.

Ai, kërkoj nga Myftiu Tërnava, që t’i dalë në ndihmë në gjetjen e ndonjë donatori të mundshëm, pasi që nga Ministria nuk ka ndonjë premtim në realizimin e këtij objekti shkollor.

Myftiu Naim Tërnava, premtoj se do të angazhohet në gjetjen e donatorëve, ku edhe nuk mungoj optimizmi i tij, prandaj kërkoj që Komuna të përgatis planin dhe dokumentacionin përkatës për këtë objekt shkollor.
Ai tha se Bashkësia Islame, nuk ndërton vetëm xhami në Kosovë, por ka ndihmuar në ndërtimin e mbi 40 shkollave në tërë territorin e Kosovës, çerdheve, renovime të objekteve shëndetësore, sigurimin e bursave për studentë në lëmi të ndryshme etj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…