Prishtinë, 05 nëntor 2018
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Obiliqit z. Behar Mjekiqi, së bashku me stafin administrativ dhe me imamët e këtij Këshillit sot qëndruan për vizitë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në të cilën u pritën nga Myftiu Naim ef. Tërnava.
Kryetari Mjeku uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të institucionit të BIRK-ut, duke i dëshiruar mbarësi dhe punë të bereqetshme.