Prishtinë, 12 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Istogut, z. Avni Gashin, i shoqëruar nga stafi i administratës dhe imamët e këtij Këshilli.
Kryetari Gashi uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar mbarësi dhe suksese të mëtutjeshme.