Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Dialogun Ndërfetar në Doha të Katarit Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Prishtinë, 24 prill 2013 Delegacioni i Bashkësisë Islame në krye me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava po merë pjesë në Konferencën e 10 ndërkombëtare për dialogun ndërfetar, e cila është organizuar nga Qendra për dialogun ndërfetar Doha (DICID), Në konferencën cila po mbahet në hotelin Ritz Carlton në kryeqytetin e Katarit Doha po marrin pjese delegacione të shumta nga e mbare bota, ministra, zv. ministra, përfaqësues të religjioneve të ndryshme, hulumtues, studiues dhe personalitet me eminente të kësaj fushe në vende të ndryshe të botës. Konferencën e hapi Ministri i drejtësisë së Katarit, Hasan Al Ganim, i cili ju dëshiroi mirëseardhje pjesëmarrësve në këtë konferencë duke theksuar se qeveria e Katarit dhe populli i saj janë të përkushtuar për dialog ndërfetar dhe respektimit të vlerave të larta morale njerëzore. Te pranishmeve iu drejtua edhe drejtori i qendrës DICID Dr. Ibrahim Al Nuajmi , në fjalën e tij i përshëndeti te pranishmit duke u dëshiruar qëndrim të këndshëm në Doha. Ai gjithashtu u përqendrua në rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe ndikimit të tij në përmirësimin e bashkëjetesë mes popujve dhe shoqërive të ndryshme anë e këndë botës. Pastaj u shfaq një film i shkurt ku u shfaqen aktivitetet e qendrës DICID Doha gjate një dekade në kontributin e saj për dialogun ndërfetar. Të pranishmeve iu drejtua edhe përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, ish- kryetari i Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dr. Nasi bin Abdulaziz Ennaser, përfaqësuesi i Vatikanit, Migel Anhel Ejoso Gviksot, sekretari i përgjithshëm i Unionit Botërore të dijetareve islam, Dr. Ali Al-Karah Dagi, drejtori ekzekutiv i Këshillit Çifut në Amerikën Latine, Klodio Ibilmen. Konferenca zgjat 3 ditë, ku do të paraqiten shumë kumtesa kushtuar Përvojës së suksesshme të dialogut ndërfetar. Në delegacionin e BIK- ut po marrin pjesë kryeimami Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet Sadriu dhe ndihmës shefi i kabinetit, Mr. Besim Mehmeti.