Prishtinë, 24 prill 2013
Delegacioni i Bashkësisë Islame në krye me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava po merë pjesë në Konferencën e 10 ndërkombëtare për dialogun ndërfetar, e cila është organizuar nga Qendra për dialogun ndërfetar Doha (DICID), Në konferencën cila po mbahet në hotelin Ritz Carlton në kryeqytetin e Katarit Doha po marrin pjese delegacione të shumta nga e mbare bota, ministra, zv. ministra, përfaqësues të religjioneve të ndryshme, hulumtues, studiues dhe personalitet me eminente të kësaj fushe në vende të ndryshe të botës.
Konferencën e hapi Ministri i drejtësisë së Katarit, Hasan Al Ganim, i cili ju dëshiroi mirëseardhje pjesëmarrësve në këtë konferencë duke theksuar se qeveria e Katarit dhe populli i saj janë të përkushtuar për dialog ndërfetar dhe respektimit të vlerave të larta morale njerëzore. Te pranishmeve iu drejtua edhe drejtori i qendrës DICID Dr. Ibrahim Al Nuajmi , në fjalën e tij i përshëndeti te pranishmit duke u dëshiruar qëndrim të këndshëm në Doha. Ai gjithashtu u përqendrua në rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe ndikimit të tij në përmirësimin e bashkëjetesë mes popujve dhe shoqërive të ndryshme anë e këndë botës. Pastaj u shfaq një film i shkurt ku u shfaqen aktivitetet e qendrës DICID Doha gjate një dekade në kontributin e saj për dialogun ndërfetar. Të pranishmeve iu drejtua edhe përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara, ish- kryetari i Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dr. Nasi bin Abdulaziz Ennaser, përfaqësuesi i Vatikanit, Migel Anhel Ejoso Gviksot, sekretari i përgjithshëm i Unionit Botërore të dijetareve islam, Dr. Ali Al-Karah Dagi, drejtori ekzekutiv i Këshillit Çifut në Amerikën Latine, Klodio Ibilmen. Konferenca zgjat 3 ditë, ku do të paraqiten shumë kumtesa kushtuar Përvojës së suksesshme të dialogut ndërfetar. Në delegacionin e BIK- ut po marrin pjesë kryeimami Sabri Bajgora, drejtori për shtyp dhe veprimtari botuese, Ahmet Sadriu dhe ndihmës shefi i kabinetit, Mr. Besim Mehmeti.