Prishtinë, 8 dhjetor 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava qëndroi në Kamenicë ku u prit nga kreu komunal Begzat Sinani. Nga ana e tij Myftiu Tërnava falenderoi kryetarin Sinani për mikëpritjen dhe gatishmërinë dhe bashkëpunimit shumë të ngushtë me Këshillin e Bashkësisë Islame në Kamenicë.
Myftiu Tërnava poashtu falenderoi Kryetarin Sinani për vendimin e Kuvendit Komunal për financimin e shërbimeve fetare të rasteve mortore ngase kjo është një ndihmë e madhe për qytetarët dhe familjet e tyre me rastin e vdekjes e në veçanti kur kemi parasysh edhe gjendjen e vështirë ekonomike në vend.
Kryetari Sinani nga ana tij falenderoi myftiun për vizitën dhe për kontributin e Bashkësisë Islame për kultivimin e traditës tonë tolerante e civilizuese .
Pas takimit myftiu Tërnava së bashku me kryetarin Sinani takoi edhe imamët e Komunës së Kamenicës në një drekë pune ku diskutuan për zhvillimet e jetës fetare në Komunën e Kamenicës dhe për domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërinstitucional. [layerslider id=”14″]