Në Vushtrri, në xhaminë e Martirëve, u mbajt program për femra, organizuar nga Departamenti i Gruasi i BIK-ut, si dhe Këshilli i Bashkësisë Islame i Vushtrrisë. Ky program u mbajt me rastin e javës së kulturës.
Programi filloi me leximin e disa ajeteve kuranore, ndërsa më pas ligjërueset, Vaxhide Bunjaku dhe Afijete Krasniqi, prezantuan temat e tyre, e që përkonin me javën e kulturës.
Vaxhide Bunjaku foli për “Kulturën islame”, e që tha: “Nuk do të shfaqet personaliteti i ymetit islam, dhe nuk do të stabilizohet identiteti i tij kulturor përveç me njohjen e kulurës islame, njohjen e veçorive të tij dhe dallimit të vërtetë mes kulturave tjera.”
Ndërsa, ligjëruesja tjetër, Afijete Krasniqi, foli për “Kulturën shqiptare”, e që veçoi: “Tek populli ynë rol të rëndësishëm kanë morali i shoqërisë shqiptare, besa, normat, zakonet, mikpritja e mysafirit, struktura e familjes, kultura e zejtarisë, ushqimet tradicionale etj. Të gjitha këto kanë mbijetuar me shekuj, ngase janë ruajtur me fanatizëm në kujtesën e të parëve, si dhe janë trasmetuar gojarisht nga populli ynë, me të njëjtin mekanizëm siç është ruajtur edhe gjuha e bukur shqipe, si dhe historia jonë e gjatë dhe e lavdishme.
Programi artistik u përgatit nga Dega e Departamentit të Gruas– Obiliq.