Në Janjevë, me rastin e ditëlindjes së Pejgamberit  s.a.w.s. imami i kësaj qyteze, Beqir ef. Krasniqi, në bashkëpunim me xhematlinjtë e tij, organizoi një ceremoni festive. Ceremonia u organizua në hapsirën e xhamisë së qytezës, në prezencën e besimtarëve dhe disa imamëve të kësaj ane, si dhe përfaqësuesve të Këshillit të BI-së të Lipjanit. Në mesin e tyre ishte edhe ish imami shumëvjeçar i qytezës, njëherit veterani Bashkësisë Islame, Irfan ef. Bikliqi.

Ligjëratën kryesore rreth jetës së të dërguarit Muhamed s.a.w.s. e mbajti Refik ef. Gërbeshi mualim në KBI të Prishtinës. Pas ligjëratës imamët e pranishëm lexuan dhe kënduan pjesë nga vargjet e Mevludi sherifit, si dhe kaside e ilahi islame.
Organizimi i kësaj ceremonie festive organizuar me rastin e muajit të Mevludit, në një mënyrë a tjetër, e gjallëroi dhe i dha freski kësaj qyteze, e cila para pak kohësh e rinovoi këtë xhami të bukur dhe shumë të rëndësishme për qytetarët e besimit islam të kësaj ane.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit

Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…