Në kuadër të bashkëpunimit mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të DIYANET-it të Turqisë, në Kosovë dje kanë arritur imamët e dërguar nga DIJANET-i i Turqisë. Ndërsa, Myftiu Tërnava sot priti 10 imamët nga Turqia që do të qëndrojnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në Kosovë për të shërbyer nëpër qytete të ndryshme të Kosovës si imam gjatë Ramazanit.
Myftiu Tërnava i falënderoi për ardhjen dhe në emër të BIK ua uroj muajin e Ramazanit, si dhe u shprehu mirëseardhje në Kosovë. “Ju jeni këtu si në vendin tuaj dhe asnjëherë mos e konsideroni vetën të huaj në Kosovë, ngase marrëdhëniet tona me shtetin dhe popullin turk janë të hershme dhe shumë të ngrohta e vëllazërore” -tha, mes tjerash, Myftiu Tërnava.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Bashkësia Islam e Kosovës ka dërguar 5 imam në Turqi që do të jenë në shërbim të bashkëkombëseve tanë të mërgatës që jetojnë në Turqi prej dekadash, gjatë gjithë muajit të Ramazanit, në tri qytete ku kryesisht janë të banuara me kosovarë si në Myftininë e BajramPashës në Stamboll, që është e binjakëzuar me Mitrovicën, në Yildrim të Bursa që është e binjakëzuar me Prizrenin dhe në qytetin e Yalovas që është e binjakëzuar me Pejën.