Kryeministri Mustafa shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij

Prishtinë, 26 qershor 2016
Kryeministri Isa Mustafa të dielën ka shtruar iftar për Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij. Duke falënderuar myftiun Tërnava për pjesëmarrje në këtë iftar, ai mes tjerash vlerësoi lart mesazhet dhe vlerat që muaji Ramazan po përçon te besimtarët. “Muaji Ramazan dhe agjërimi te besimtarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë përçojnë mesazhet e humanizmit, përkushtimit e solidaritetit, duke fuqizuar vlerat e tolerancës dhe të dashurisë ndërmjet njerëzve, pa dallime”, tha kryeministri Mustafa.

Duke shprehur respektin e Qeverisë së Kosovës për komunitetin mysliman dhe komunitetet tjera fetare, kryeministri Isa Mustafa, theksoi rëndësinë e fuqizimit të harmonisë tradicionale ndërfetare të popullit të Kosovës.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, duke falënderuar kryeministrin Mustafa për iftarin e shtruar, uroi që në këtë muaj të bekuar të jenë të pranishme mëshira, harmonia dhe shëndeti. “Muaji i bekuar Ramazan na bën të jemi më afër njëri-tjetrit, të jemi përreth sofrave të Zotit, të jemi në vazhdimësi në ndihmë të atyre që janë në nevojë, të varfërve dhe skamnorëve. Ky është muaj i sakrificës, kur çdonjëri prej nesh duhet të japë nga vetja atë që ka nevojë tjetri”, tha myftiu Tërnava. {gallery}iftarkryemnstr{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim sekretarin e Qendrës Islame Kulturore Shqiptare në Nju-Jork, Ferid ef. Bedrollin

Prishtinë, 23 shtatorKryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i s…