Prishtinë, 5 qershor 2017
Në vazhdën e aktiviteteve të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës (BIRK) të Ramazanit 2017 të kryesuar nga myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava ekipi i Ramazanit qëndroi në rajonin e Pejës ku u shtrua iftar tradicional për administratën dhe imamët e Këshillave të Pejës, Klinës, Deçanit dhe Istogut.
Pas iftarit me një fjalë rasti të pranishmëve në emër të Kryesisë së BIRK-së iu drejtua Myftiu Naim ef. Tërnava i cili drejtoi lutje Zotin që duatë dhe agjërimin të na i pranojë dhe edh më të mundohemi të fitojmë nga ky muaj i bekuar.
Ai në vazhdim falënderoi edhe përfaqësuesin e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi z. Ibrahim el Alevi i cili mori pjesë në këtë iftar të cilin e sponsoroi Ambasada e EBA-së .”Këtë muaj e veçoi Zoti duke dhuruar begati të njëpasnjëshme. Ne jemi duke agjëruar dhe në këtë muaj do ta presin Natën e Kadrit e cila është një dhuratë tepër e çmuar për ymmetin e Muhamedit a.s., dhe kështu bashkërisht do të dalim inshallah edhe Ditën e Bajramit”-shtoi myftiu Tërnava duke shprehur dhimbje që sot kaloi në botën tjetër shejhu, hoxha dhe profesori ynë Mahmut Arnauti i biri i dijetarit të madh shqiptar Abdulkadër Arnauti, cili ishte paraparë që edhe ai të jetë sonte me ne në iftar dhe në terren por Zoti e mbuloi me mëshirën e Tij dhe kaloi në amshim por ne do të lutemi për shpirtin e tij i cili ka kontribuar në përhapjen dhe forcimit të Islamit këtu në Kosovë por edhe më gjerë.
Në vazhdim ai pagëzoi imamët për punën që janë duke e bërë nëpër Këshillat e BI-së, dhe potencoi edhe rolin që duhet ta luajë vazhdimisht imami në shërbim të fesë dhe kombit duke ditur se ky është një amanet që e kemi para Zotit dhe kombit në mënyrë që para Zotit të dalim faqebardhë.
“ Këtë amanet të madhit Zot merreni edhe më afër shpirtit dhe si përgjegjësi. Këtë amanet na e ka falur Zoti dhe ne duhet t’i dalim Zot. Ju imam të nderuar duhet t’i përkushtoheni edhe më shumë punës suaj. Jepni edhe më kontributin tuaj në lartësimin e Fjalës së Allahut dhe më shumë të ndikojmë në veçanti tek brezi i ri që ata edhe më të jenë të dhënë pas fesë sonë të mirëfilltë islame, që buron nga Kurani, kësaj feje që e shoqëroi Ademin a.s., dhe vargun e të gjithë pejgambereve deri në zbritjen e Kuranin mbi Muhamedit a.s.” ”-shtoi myftiu Tërnava.
Pas iftarit, ekipi i Ramazanit u shpërnda nëpër xhamitë e rajonit të Pejës për të ligjëruar nëpër xhami dhe falë namazin teravisë.