Prishtinë, 3 tetor 2016
Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës,  në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, kryeimami  Sabri ef. Bajgora mbajti një  ligjeratë për  Hixhretin, duke përkujtuar frytet e kësaj shpernguljeje të bekuar të Resulullahit a.s.,nga Meka ne Medine. Kryeimami Bajgora  theksoi  se Hixhreti i bekuar i Resulullahit  a.s. ishte një planifikim i urtë e largpamës, ishte fillim i betejës përfundimtare ndërmjet dritës dhe errësirës.

Ishte shpërngulje e njerëzve në lirinë, fisnikërinë dhe dinjitetin e tyre; Ishte ngritje në çiltërsinë dhe dëlirësinë shpirtërore dhe shpëtim i ndërgjegjieve të tyre të pastra; Ishte shpërngulje nga dobësia në fuqi dhe nga pesimizmi në shpresë,
Hixhreti i Pejgamberit a.s. dhe i muslimanëve, nuk ishte shpërngulje e “hijeve dhe e shpirtrave të trazuar” nga frika për jetën e tyre, Jo, jo! Përkundrazi, ishte vendosmëri e paluhatshme dhe fillim i një rirreshtim të ri, në skenën botërore për thyerjen definitive të errësirës së mobesimit. Hixhreti i bekuar i Resulullahit a.s. do të mbetet vërtetë pikëkthesa historike e Ymetit islam. Vetëm puna dhe përkushtimi ynë, mund të na sjellë sërish në piedestalin e popujve të qyteteruar, aty ku natyrshëm edhe e kemi vendin. Duke shfaqur vlerat tona paqësore, dhe duke bërë hixhret nga mëkatet dhe dukuritë negative, ne do te arrijmë majat e përparimit. {gallery}hixhret16{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…