Më 7 shtator, në mënyrë solemne u bë përurimi rindërtimit të  Xhamisë Hatunije e cila për dy vite me radhë ishte në rindërtim e sipër nga Shoqata “Vakf el Islami”. Në përurim morën pjesë Myfti i Republikës së Kosovës mr. Naim ef. Tërnava, Kryeimami Sabri ef. Bajgora, e shumë hoxhallarë të tjerë,  personalitete të ndryshme politike dhe si Ministri i Shëndetësisë dr.Ferid Agani, deputetë, përfaqësues të FSK-së, Policisë së Kosovës si dhe shumë  xhemtalinjw të tjerë.

 

Në fillim mirëseardhje ju shprehu kryetari i KBI-së së Prishtinës Bahri Sejdiu duke ju uruar Xhaminë e re, dhe duke falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut në rindërtimin e kësaj xhamie të bukur e në vecanti donatorin Muhamed Bin Abdurrahman.{jathumbnail}

Donatori i këtij rindërtimi, Muhamed Bin Abdurrahman Elmuhejleb i cili u shpreh i kënaqur me pamjen dhe punën e kryer në këtë objekt fetar, që me të vërtet i ka ndërruar pamjen edhe lagjes së tregut i cili është i stërngarkuar nga ndërtesat e parregullta.Hytben e mbajti Myftiu Naim ef. Tërnava që ju drejtua xhematit me urim dhe falënderim të përzemërt i cili tha: se “Xhamitë janë e drejtë ekskluzive e xhematit për ti zbukuruar ato, ata që besojnë Allahun dhe ditën e gjykimit, falin namazin, japin zeqatin, dhe nuk i frikohen askujt pos Allahut xh.sh. dhe se ata do të janë të udhëzuarit e shpëtuar. Gjithashtu Myftiu falënderoj KBI-në për punën e tyre, si dhe donatorin duke e lutur Allahun që ta shpërblej në këtë dhe botën tjetër me xhenet për këtë kontribut kaq të madh që ka dhënë për këtë xhami, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment përurimi.Xhamija Hatunije konsiderohet njëra nga xhamitë qëndrore të qytetit por e ndërtuar në fund të shekullit të 18 nga një material i dobët e që e pati të vështirë të ju shpëtojë rrebesheve të kohës, qofshin ato atmosferike apo ideologjike ateiste të kohës së monizmit. Xhamija Hatunije ishte njëra nga disa Xhami të mbyllura të kryeqytetit dekada me radhë gjatë ish sistemit, e shëndërruar në një magazinë që ju shërbeu organizatave tregtare të asaj kohe dhe si e tillë kishte përjetuar shkatërrim të dukshëm të interierit dhe vlerave që ka pasur kjo Xhami. Në fillim të viteve të 80-ta u bë rihapja dhe deri diku adaptimi i kësaj Xhamije e cila kishte humbur shumë për vite me radhë, me insistimin e Bashkësisë Islame për nevojat që kishte xhemati i kryeqytetit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…