Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga aeroporti “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.
285 besimtarë nga dhjetë komuna të vendit u nisen sonte rreth orës 18:00, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Nga drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë.
Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë.
Përditësim:
Pritja e grupit të dytë të besimtarëve kosovarë, të cilët sot herët në mëngjes arritën në Mekë për t’i kryer ritualet e haxhit, video: