Prishtinë, 19 maj 2016
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef Tërnava mori pjesë në inaugurimin e xhamisë së re në Golem të Kavajës, ku përpos tij në ceremoninë e hapjes morrën pjesë edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, z. Sulejman Rexhepi, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri z. Fayez Mishari Al-Jasim, kontribuuesi nga Kuvajti, Besnik Leçini, nënprefekti i Tiranës, z Fatos Kaja, nënkryetari i Bashkisë së Kavajës, z. Pardi Xhihani, përfaqësues të ambasadave të vendeve myslimane dhe të shoqatave të ndryshme, myftinj, imamë dhe shumë besimtarë.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef.Tërnava u shpreh se kjo është dhurata më e bukur që i është bërë kësaj zone në prag të muajit të bekuar Ramazan. Ai tha se kjo xhami e ndërtuar pranë shkollës së kësaj zone tregon se qëllimi i të dyjave është përgatitja dhe përparimi i shoqërisë.

Ndërsa, në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj u shpreh se xhamia e re është një derë drejt adhurimit të Zotit, si dhe një vatër e edukimit me vlerat e larta të Islamit. Ai falënderoi donatorët, dhe tha se ky veprim dëshmon në vetvete madhështinë e Islamit, që myslimanët anembanë botës i bën vëllezër besimi. “Profeti Muahmed a.s., kur shkoi në Medinë, ndërtesa e parë që ndërtoi ishte xhamia. Pikërisht në xhami fillon edhe civilizimi islam. Xhamia është një derë drejt adhurimit të Zotit, si dhe një vatër e edukimit me vlerat e larta të Islamit. Në këtë vend mësojmë se si të bëhemi njerëz të devotshëm dhe me moral të lartë e të denjë për shoqërinë. Xhamia është vendi ku kryen adhurimet dhe lartësohet emri i Krijuesit të Gjithësisë”, tha ndër të tjera kryetari Bruçaj.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, u shpreh se kjo xhami do të jetë një mburojë për të gjithë banorët e kësaj zone. Ndërtimi i kësaj xhamie reflekton dashurinë që kanë për Islamin banorët e kësaj zone. Ai gjatë ceremonisë përshëndeti edhe kontribuuesin nga Kuvajti, Esad Es Sene, i cili tha se Islami ishte feja që na solli kaq të mira dhe na bëri njerëz të dashur.

“Qëllimi ynë është që fjalën e Zotit ta përhapim sa më shumë, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë individë të shoqërisë”, tha ai ndër të tjera.

Ndërkohë, gjatë ceremonisë së hapjes interpretoi edhe aktori i mirënjohur Reshat Arbana.[layerslider id=”11″]

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…