Pas një pune të palodhshme 6 mujore të imamve dhe këshillave të Bashkësive Islame në organizimin dhe mbajtjen e garave ne nivele lokale edhe këtë vit ashtu siç edhe është bërë tradite të shtunën me datë 15.07.2017 Departamenti i të rinjve në bashkëpunim me zyrën e Kryeimamit dhe departamentin e gruas në ambientin e Medresesë së mesme “Alauddin” në Prishtinë organizuan për herë te VII-të me radhe garat e njohurive fetare në nivel shtetërorë.

Fillimisht të pranishmëve iu drejtua Fejsal Spahiu i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ju dëshirojë mirëseardhje, duke u uruar të gjithë garuesve fat dhe suksese në garat e tyre, duke përmendur disa ajete dhe hadithe mbi vlerën dhe rendësin e edukimit të brezave të rinj dhe rëndësisë se mësim-besimit fetarë.

Andaj, me qëllim të rritjes së vetëdijes për këtë dukuri Departamenti i të Rinjve i BIK-ut në bashkëpunim me Departamentin e Gruas pranë BIK-ut e me përkrahje te madhe nga Myfti i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava dhe nga Kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri ef. Bajgora, për herë të VII-të organizuan “GARAT E NJOHURIVE FETARE”
Në këtë garë ishin të pranishëm 14 Ekipe nga 14 Këshilla të Bashkësisë Islame : KBI-Prishtinë, KBI-Kaçanik, KBI-Skënderaj, KBI-Gjilan, KBI-Kamenicë, KBI-Prizren, KBI-Rahovec, KBI-Shtime, KBI-Viti, KBI-Malishevë, KBI-F. Kosovë, KBI-Podujevë, KBI-Kaçanik dhe KBI-Obiliq.

Përfaqësuesit e këshillave garuan në ekipe të përbëra nga 5 anëtarë ku para jurisë profesionale shfaqën njohuritë e tyre nga këto fusha: Kuran, Fik’h, Akaid, Histori Islame dhe interpretim të lirë nga fusha e artit, si monolog, ilahi, kaside, recitale etj. Pas një gare të fort mes ekipeve garuese, në finale u kualifikuan gjashtë ekipe: KBI-Kaçanik, KBI-Kamenice, KBI-Prizren, KBI-Gjilan, KBI-Shtime, KBI-Mitrovicë.

Vendi i parë i takoj ekipit nga KBI Shtime nxënës të hoxhës Bunjamin ef. Emini, vendi i dytë i takoj ekipit nga KBI të Kamenice nxënës të hoxhës Muhamet Leci, kurse vendi i tretë i takojë ekipit nga KBI të Kaçanikut nxënës të hoxhës Fadil Sopa.

Fituesit të garës i takojë çmimi “Haxhi Nderi” ndërsa imamët dhe nxënësit e vendit të dytë dhe të tretë janë shpërblyer me mjete financiare. Shpërblime u ndanë edhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë. Po ashtu duhet theksuar se kryesia e BIK-ut ka ndarë edhe mirënjohje dhe certifikata për imamët dhe nxënësit e tri vendeve të para.

Garat e njohurive fetare në nivel të Bashkësisë Islame të Kosovës tashmë janë bërë tradicionale dhe do të mbahen për çdo vit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…