Të shtunen me datën 31.08.2013 në ambientin e Medresesë së mesme Alaudin në Prishtinë u mbajtën “ Garat e Njohurive Fetare” në nivelin shtetëror.
Te Rinjtë janë e ardhmja e çdo vendit, Në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës së re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me vendet tjera të rajonit, andaj të rinjtë e vendit tonë e meritojnë që të kemi një kujdes të shtuar ndaj tyre në aspektin e arsimimit dhe edukimit të tyre, kjo madje është edhe një obligim fetar për ne si hoxhallarë por edhe si prindër, andaj me qëllim të rritjes së vetëdijes për këtë dukuri Departamenti i të Rinjve i BIK në bashkëpunim me Departamentin e Gruas pranë BIK e me përkrahje te madhe nga Myfti i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava dhe nga kryeimami i bashkësisë Islame Sabri ef. Bajgora, për herë të III-të organizuan “GARAT REPUBLIKANE TE NJOHURIVE FETARE”

Të pranishmëve në fillim u drejtua Kryeimami i republikës se Kosoves Sabri ef. Bajgora  me një fjalë rasti shpalli këtë garë të hapur, në mes tjerash Kryeimami u uroi të gjithë garuesve fat dhe suksese në garat e tyre, dhe duke i porositur hoxhallarët që të shtojnë përpjekjet e tyre në punën me fëmijët nëpër xhamiat e vendit.
Në këtë garë ishin të pranishëm 20 Ekipe nga 20 Këshillat e Bashkësive Islame : Prishtinë, Istog, Lipjan, Skënderaj, Dragash, Gjilan, Kamenicë, Prizren, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Vitia, Malisheva, Pejë, Klinë, Podujevë, Kaçanik, Drenas . Në Finale u kualifikuan vetëm 7 Ekipe : Rahoveci, Kaçaniku, Dragashi, Peja, Prishtina, Suhareka, Vushtrria.
Vendi i parë i  takoj ekipit nga Kaçaniku nxënës të hoxhës  Mumin Shehu, kurse  vendi i dytë   i takoj ekipit nga Suhareka nxënës të hoxhës Sabit Gashi , kurse vendi i tretë i takojë ekipit nga Peja nxënës të hoxhës Sadik Hoxha.
Fituesit të garës i takojë çmimi Haxhi Nderi kurse shpërblimet u ndanë edhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë.{gallery}garat13{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…