KRYESIA E BASHKËSISË ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS shpallë:

F T E S Ë PËR OFERTË PËR

– MEDRESEN E MESME ALAUDDIN-PRISHTINË –

Kërkohet nga kompanitë e licencuara për ndërtim, të ofertojnë për renovimin e pjesshëm të ndërtesës së Medresesë së Mesme Alauddin në Prishtinë.

Forma e kontratës është çmim total për përfundimin e punimeve të përshkruara në vijim. Të ofertohet për të gjitha pozicionet e parapara gjerë në përfundim të tërësishëm të tyre pa material, vetëm puna. Materiali sigurohet nga Bashkësia Islame dhe kompania e kontraktuar bën llogarinë e sasisë së nevojshëm. I tërë procesi i renovimit të jetë në përputhje me legjislacionin e Republikën e Kosovës.

Punimet e kërkuara janë renovimi i mureve të brendshme të katit të dytë të konviktit të Medresesë. Renovimi i mureve përfshin:

– largimi, gërryerja e pjesëve eventuale të shtresave së dëmtuara në sipërfaqet e mureve, gozhda, vida etj.

– lyerja me bazë (primer);

– rrafshimi i mureve dhe mbushja e të gjitha vrimava dhe fugave eventuale;

– vendosja e masës rrafshuese me rrjetë armimi në të gjitha sipërfaqet dhe këndet me kënde me rrjetë;

– vendosja e stiroporit rreth dritareve me ngjitës dhe kënde me rrjetë;

– pozicion shtesë është vendosja e një shtrese stiropori në formë shiriti 50cm dhe diku 80cm në disa pjesë të plafonit për fshehjen e kabllove të rrymës, skajet e të cilit duhet punuar me kënde dhe gjithashtu rrafshuar me masë rrafshuese dhe rrjetë e lyer sikurse sipërfaqet tjera; (Ky pozicion do të bëhet sipas udhëzimeve të arkitektit mbikëqyrës).

– rrafshimi me shtresë finale (glet);

– gërryerja (rrafshim me letër zalli)

– lyerja me bazë (primer);

– gëlqerosja e të gjitha sipërfaqeve me bojë plastike të brendshme profesionale.

Dritaret dhe dyert duhet izoluar për mbrojtje nga përlyerja deri në përfundimin e punimeve.

KRITERET E VLERËSIMIT TË OFERTUESEVE

Përveç kushtit të çmimit më të lirë, kualitet të realizimit të punimeve i cili paraprakisht do të merret në konsideratë për vlerësim në bazë të përvojës paraprake të ofertuesve, gjithashtu e rëndësishme është edhe kohëzgjatja e realizimit të punimeve.

I. Ofertuesi duhet të ia bashkëngjisë ofertës dokumentacionin e domosdoshëm ligjor:

1. Regjistrimi si operator ekonomik në regjistrin profesional, komercial dhe/ose të korporatës në vendin e tij të themelimit (kopje);

2. Certifikatën se Biznesit (kopje);

3. Certifikatën e TVSH-së (kopje);

Kompanitë e interesuara mund ta kërkojnë paramasën për të ofertuar në email adresën: [email protected], duke e bashkangjitur në kërkesë certifikatën e biznesit. Në këtë email mund t’i drejtoni edhe pyetjet tuaja nëse keni ndonjë gjë të pa qartë deri me datë 12 qershor 2023 ora 15:00. Gjithashtu ofertuesit duhet ta vizitojnë vendin e punimeve për ta parë objektin me datë 12 qershor 2023 në ora 15:00 në Medresenë Alauddin në Prishtinë, ndërtesa e konviktit – kati 2.

Kërkesa për tërheqjen e dosjes për tenderim mund të bëhet deri me dt. 12 qershor 2023 ora 15:00, kurse dorëzimi i ofertës së kompletuar bëhet deri më datë 14 qershor 2023, ora 12:00, në adresën Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, rruga “Bajram Kelmendi” nr. 123, 10000-Prishtinë.

Oferta duhet të përmbaj çmimin e punës pa TVSH dhe të jetë e vlefshme për një javë. Kohë për të cilën do të njoftoheni nëse jeni të zgjedhur për nënshkrim të kontratës.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës mban të drejtën ekskluzive për përzgjedhjen e ofertuesit të suksesshëm. Ftoheni të ofertoni me çmime të arsyeshme sipas tregut aktual të Kosovës dhe të prezantoni në dosjet e juaja të ofertave të gjitha dokumentacionin e kërkuar. Ofertuesi i suksesshëm do të njoftohet për proceduar e nënshkrimit të kontratës, në të cilën kontratë do të parashihen të gjitha proceset e mbarëvajtjes së punimeve.

Data e publikimit të ofertës: 6 qershor 2023, Prishtinë

Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…