DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT,

të dielën më 25 qershor2017

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e  shtunë, më 24 qershor 2017.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të dielën, më 25 qershor 2017.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem ef. Maqedonci.

 Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:37 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

  • Konkurs

    Datë: 17 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime shpallë:Konkurs për këtë vend të …
  • Telegram ngushëllimi

    KRYESISË SË XHAMISË “BALKAN” – MINHEN, GJERMANI
 TELEGRAM NGUSHËLLIMI “Të Allahut jemi dhe…
  • Konkurs

    Datë: 10 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Konkurs

Datë: 17 maj 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Shtime shpallë:Konkurs për këtë vend të …