Prishtinë, 13 qershor 2018

NJOFTIM PËR OPINION

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e  enjte, më 14 qershor 2018.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 15 qershor 2018.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup ef. Çunaku.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul ef. Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

 

MYFTIU TËRNAVA ORGANIZON PRITJE PËRURIMI PËR FITËR- BAJRAM

Me rastin e  Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 15 qershor 2018, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, si tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër-Bajramit!

  • Tender

    Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…
  • TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024

    TABELA E ZEKATIT – Ramazan 2024 / 1445 h. “…ata që dhanë zekatin i pret shpërb…
  • Konkurs

    Datë: 25 mars 2024Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë shpallë: KONKURS Për plotësimin …
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 27 mars 2024 Në bazë të nenit 45.1.5. të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Re…