Prishtinë, 8 gusht 2013
Në të gjitha xhamitë e Kosovës, në orët e para të mëngjesit, besimtarë mysliman pas një muaj agjërim kremtuan, festen e Fitër-Bajramit. Si tradicionalisht Manifestimi qendror për Kosovë u mbajt në Xhaminë “Sulltan Mehmet-Fatih” (Xhamia e Madhe) të Prishtinës. Ku qenë të pranishëm mijëra besimtarë të prirë nga udhëheqësit më ta lart të Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga myftiu I Kosovës, Naim ef. Tërnava. Në manifestim qe i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, ambasadori ynë në Arabinë Saudite, Dr. Rexhep Boja si dhe shumë personalitet të tjerë.
Manifestimi filloj me faljen e namazit të sabahut të cilit i priu hfz. Hajredin Hoxha. Ndërsa ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste e mbajti, Mr. Ajni Sinani i cili veç tjerash tha: ”Islami garanton lirinë e besimit, jo vetëm se të besuarit nën presion është pa kurrfarë rezultatesh dhe dobish, por edhe për shkak se të besuarit me detyrim i kundërvihet natyrës së vetë njeriut. All-llahu i Madhëruar i thotë të dërguarit të Tij, Muhammedit a.s.:
“Sikur të kishte dashur Zoti yt, që të gjithë ata që janë në tokë do të besonin. A ti do t’i detyrosh njerëzit që të bëhen besimtarë?” (Junus, 99.)
ndËrsa në fund Ajni efendiu në formë mesazhi e porosi për besimtarët tha:
“Të nderuar besimtar drejtimin që e morëm në Ramazan, përvojën shpirtërore që e përjetuam dhe solidaritetin që treguam duhet t’i vazhdojmë më tej.
Prandaj, duke i dhënë lamtumirën Ramazanit, është shumë gabim që t’ju japim lamtumirën edhe xhamisë, adhurimit, mirësis, pendimit dhe portës së All-llahut. Me bereqetin, vrullin dhe frymëzimin që morëm nga ky muaj i bekuar, të vazhdojmë edhe në muajt e tjerë të vitit. Kjo përvojë shpirtërore duhet të rrezatoj dhe të reflektoj edhe pas ramazanit.
Disa njerëz gjejnë rastin t’i afrohen All-llahut gjatë Ramazanit. Mirëpo, kur mbaron Ramazani, tek ata mbaron edhe lidhja që ishte mes tyre dhe krijuesit te tyre. Ramazani tashmë përfundoj. Në qoftë se kanë përfunduar lidhjet tona më Ramazanin, të mos lejojmë të përfundojn lidhjet tona me All-llahun e Gjithëfuqishëm. Të mos lejojm t’i ndërpresim lidhjet tona me xhaminë, me namazin, leximin dhe meditimin, lidhjet me Kur’anin.
Agjërimi dhe Ramazani nuk janë qëllim në vetvete. Nuk e agjërojmë, as nuk e respektojmë Ramazanin për shkak të vetë ramazanit, por për shkak të zbatimit të urdhërit të All-llahut në të. Kush e ka adhuruar Ramazanin, Ramazani shkoi e perfundoi, kush e adhuron All-llahun, Ai është i gjallë, i përjetshëm dhe nuk vdes kurrë”.{gallery}fb13{/gallery}
Edhe faljes së namazit të Kurban-Bajramit i priu hfz. Hajrenin Hoxha, ndërkaq hytben e mbajti Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava., i cili në fillim të mesazhit të tij tha: ”Sot është ditë feste e krenarie për të gjithë besimtarët anë e kënd botës, është dita e parë e Fitër – Bajramit, ditë e cila qetëson zemrat e besimtarëve pasi ata veç kanë kryer me devotshmëri një prej obligimeve kyçe në Islam agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit
Ky muaj i cili edhe më shumë shtoi dashurin e respektin ndaj Zotit xh. sh. Muaj i cili edhe më shumë kaliti në zemrat tona përkushtimin dhe dashurin ndaj Allahut xh. sh., muaj i cili forcoi edhe më shumë kodin moral të besimtarit në raport me veprat e liga të cilat vijnë si rezultat i ndërhyrjes së shejtanit të mallkuar”.
Më tutje Myftiu ka folur edhe për rëndësinë që kanë lutjet, ibatet e adhurimet në Ramazan përse tha: “Agjërimi, ibadetet edhe gjatë këtij muaji patën vetëm këtë qëllim,si të fitojmë më shumë begati nga i Madhi Zot,si t’iu përkushtohemi edhe më shumë urdhrave që dalin nga Kurani dhe obligimeve e përgjegjësisë. Si ta fitojmë kënaqësinë e Allahut xh.sh. si të jemi nesër me të dashurit e Allahut xh.sh., me Pejgamberë e dëshmorë.
Nisur nga këto parime shumë net i kaluam pa gjumë, i përballuam me nder e fisnikëri edhe temperaturat e larta, përballuam etjen dhe urinë, duke i zëvendësuar me ushqim shpirtërorë të cilin si asnjë muaj tjetër na solli muaji i Ramazanit. Iftari dhe Syfyri dy momente shumë të rëndësishme domethënëse, ku qartë vihej në provë besimi dhe përkushtimi e devotshmëria ndaj Allahut xh.sh., edhe më i shtuan vlerat këtij agjërimi.
Kryeqendra jonë, por edhe qytet tjera duke përfshirë edhe të gjithë fshatrat në Kosovë sikur gjatë tërë kohës dëshmonin: Po mysafirin tonë të bekuar, e kemi pritur krah hapur e me zemërgjerësi të madhe, jemi tejet të lumtur që Allahu na bëri të mundur që edhe një herë ta presim këtë mysafir”.
Ndërsa për traditën e festimit të Bajramit Myftiu tha: “Bajramet në vazhdimësi në trojet tona janë festuar solemnisht, të vazhdojmë këtë traditë të shkëlqyer, të festojmë bashkë me familjar,