Me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontribut në Çështjen Kombëtare është nderuar vepra e Fazli ef. Gashi nga Mleqani, i njohur si Hoxhë Cena.
Hashim Thaçi nga pozita e Presidentit të Kosovës veçoi kontributin e dhënë nga imami tashmë i ndjerë, Fazli ef. Gashi gjatë gjithë jetës së tij, në ngritjen e vetëdijes në çështjet fetare dhe kombëtare. Kontributi dhe vepra e Fazli ef. Gashit dëshmon për sakrificën dhe për misionin e tij në vetëdijesimin dhe në ngritjen e idealit për rezistencë ndaj pushteteve të huaja.
Një kontribut të tillë në ruajtën e identitet fetar dhe kombëtarë kanë dhënë edhe hoxhallarë të tjerë të cilët në vazhdimësi kanë ngritur zërin për vetëdijesim e qytetarëve të Kosovës.
Një mirënjohje e tillë për imamin Fazli ef. Gashi përveç nderimit që i është bërë figurës së tij dhe familjes Gashi, nderon edhe imamët anekënd Kosovës, por edhe vet Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e pashoq të dhënë në këtë drejtim.
Në mësimet islame në vazhdimësi është kultivuar rëndësia e ruajtjes së besimit (fesë) dhe vendit (kombit). Këto dy ideale çdoherë kanë bashkëjetuar si të pandashme në çdo gjeneratë të thirrësve dhe imamëve tanë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim zv/ministrin e Jashtëm të Turqisë, z. Yasin Ekrem Serim

Prishtinë, më 28 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…