Egzon Ibrahim dinjitetshëm përfaqësoi Bashkësisë Islame të Kosovës në garat ndërkombëtare të leximit dhe këndimit të Kuranit në Kuvajt Prishtinë, 19 prill 2017 Studenti nga Kosova Egzon Ibrahimi cili po studion në Universitetin Al Az’har i deleguar nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, përfaqësoi shtetin e Kosovës në garat ndërkombëtare të leximit dhe këndimit të e Kuranit që po mbahen në Kuvajt. Në këto gara morën pjesë mbi 70 shtete dhe mbi 120 garues nga mbarë bota. Këto gara po mbahen nën organizimin e princit të Kuvajtit sheih Sabah al Xhabir Al Sabah. Studenti ynë Egzon Ibrahimi, pati një prezantim të bukur ku edhe është stolisur me vendin e katërtë në botë. Ky është një sukses i madh për të gjithë ne. Egzonit i dëshirojmë suksese të reja në arenën ndërkombëtare.