Prishtinë, 2 prill 2015
Gjatë qëndrimit në EBA, delegacioni i BIK-ut vizitoi edhe Dubain, ku u prit edhe në Ministrinë për Çështje Fetare dhe Vakëfe, përkatësisht nga Dr. Omer Al-Khateb, drejtor ekzekutiv për çështje islame. Nikoqiri falënderoi Myftiun për vizitën, duke theksuar se institucioni i tij është i përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit me BIK-un.

Nga ana e tij Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për pritjen, dhe theksoi se thellimi i bashkëpunimit me këtë institucion është shumë i rëndësishëm. Myftiu po ashtu falënderoi qeverinë e Dubait për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë për BIK-un.
Në Dubai Myftiu gjithashtu vizitoi edhe Fondacionin “Muhamed bin Rashid Al-Maktoum”, ku u takua me drejtorin gjeneral, z. Saleh Zaher. Gjatë takimit të dy palët u dakorduan për realizimin e disa projekteve vakëfore për nevoja të BIK-ut.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …