Prishtinë, 12 dhjetor 2014
Me ftesë të fondacionit “Dubai për Bamirësi”, Myftiu Tërnava po qëndron për vizit disaditësh në Dubai.
Pas miratimit  të Ministrisë për çështje fetare dhe bamirësi të qeverisë së Dubait u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim me Fondacionin “Dubai për bamirësi”. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Hoteli |Rotana”. Në emër të Bashkësisë  Islame të Kosovë memorandumin e  nënshkroi Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ndërsa në emër të Fondacionit kryetari i i tij, Ahmed Mismar.

Myftiu Tërnava falënderoi nikoqirin për mikpritje dhe përkrahjen e qeverise së EBA për Kosovën. Myftiu gjithashtu kërkoi një përkushtim më të madh dhe ftoi që të nxiten investitorë të ndryshëm në përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Memorandumi parasheh bashkëpunimin në fusha të shumta: kulturë, edukim, arsim, përkrahjen në realizimin e projekteve  vakufënore, ndërtim të xhamia, trajnime etj.
Gjatë qëndrimit në Dubai Myftiu Ternava zhvillo një takim me drejtorin gjeneral të Fondacionit “Al Maktum” të Dubait, z. Muhamed bin Ganam. Gjate takimit Myftiu falënderoi sheikun Hamdan bin Rashid Al Maktum- ministër i financave për përkrahjen e realizmit të disa projekteve  vakufënore në disa komuna të Kosovës.
Gjithashtu, Myftiu Tërnava zhvilloi takim pune në  Fondacionin “Muhamed bin Rashid Al-Maktum” ku u prit nga drejtori gjeneral Saleh Zaher.
Myftiu Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët Rexhep Luma dhe Mr. Besim Mehmeti vizituan kryeqytetin e EBA, Abu Dhabi ku patën rastin te falin namazin e xhumasë në një nga xhamitë më të bukura në botë, atë “Al- Zayed”.{gallery}eba14l{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U inaugurua selia qendrore e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”

Prishtinë, më 20 nëntor 2024 Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka inauguruar sot seli…