Prishtinë, 27 shtator 2013
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava të premten, më 27 shtator 2013, priti një delegacion nga Ministria e Çështjeve Fetare të qeverisë së Dubait, të kryesuar nga z. Shejh Ibrahim el Mensuri dhe shejh Muhamed Hasen, të cilët qëndruan për vizitë në Kosovë për të parë e përcjellë konkretizimin e disa projekteve që po i realizon kjo ministri në bashkëpunim me Bashkësinë Islame.
Myftiu Tërnava mysafirët nga Dubai i falënderoi për vizitën dhe për përkapjen e tyre dhënë Bashkësisë Islame në ndërtimin e infrastrukturës siç janë ndërtimin i xhamive e me theks të veçantë në ndërtimin e vakëfeve, ngase vakëfet për BIK janë jetike dhe kruciale për mbarëvajtjen dhe funksionimin e institucioneve të Bashkësisë Islame në Kosovë -potencoi ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Shejh Ibrahim el – Mensuri falënderoi Myftiun pritjen dhe përgëzoj Myftiun për punën që po bëjnë institucionet e BIK dhe të këshillave vendore për jetën fetare në vend.