Prishtinë, 17 qershorr 2017
I deleguari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Mr. Besim Mehmeri njeherit zv/shef i kabinetit të Myftiut Tërnava në kuadër të aktiviteteve të Ramazanit qëndroi për në vizitë në Duseldorf të Gjermanisë. Ai udhëhoqi faljen e namazit të xhumasë në xhaminë qendrore shqiptare në qytetin e Duseldorfit. Ai u mirëprit nga mërgimtarët e respektuar në krye me Imamin e qendrës Mensur ef. Halimi njeherit kryetari i unionit të xhamive shqiptare në Gjermani. Para namazit të xhumasë Besim ef. Mehmeti mbajti ligjëratë para të pranishmeve ku në pjesën e parë ofroi një prezantim të shkurtër për aktivitetin e BIK në sfera të ndryshme, kurse në pjesën e dytë foli për përkushtimin në adhurime gjatë 10 ditëve të fundit të Ramazanit. Pas ligjëratës mbajti edhe hytben e xhumasë me temë “Nata e Kadrit”. Në mbrëmje qëndroi për vizitë në xhaminë shqiptare në qytetin Leverkuzen. Aty u prit ngrohtësisht nga xhemati i qendrës në krye me imamin Amir ef. Xheladini. Besim ef. Mehmeti mbajti një ligjëratë para flajes së namazit të teravisë me tematikë “BIK dhe diaspora shqiptare” ku më pas edhe udhëhoqi faljen e namazit të teravisë. Pas namazit të teravive u organizua një ndej ku u zhvilluan biseda të ndryshme kryesisht të aktiviteteve të diasporës dhe kontributin kontributin e BIK ne sfera të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…