Më 08. 06. 2015, në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës përfaqësueset e Departamentit të Gruas të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhuruan fustane/funde për të ndihmuar në instalacionin artistik “Mendoj për ty”, të artistes Alketa Xhafa-Mripa, i cili instilacion po u dedikohet grave që kanë mbijetuar dhunën seksuale gjatë luftës, ndërsa është organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, institucion ky i themeluar dhe i udhëhequr nga vetë Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga.

Në këtë mënyrë kemi dashur që, edhe një herë si Departament i Gruas, të shprehim solidarizimin tonë me këto viktima.
Përndryshe, Departamenti i Gruas i BIK-ut  tash e një dekadë aktivisht ka predikuar për nevojat e integrimit pa asnjë dallim të këtyre grave në shoqërinë kosovare.{gallery}mendojperty{/gallery}

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…