Prishtinë, 7 qershor
Departamenti i të Rinjve i BIRK-ut shtroi iftar për të rinjtë nga komunitetet dhe fushat e ndryshme të vendit
Në këtë iftar përveç përfaqësuesve nga 15 degët të departamentit rinor kishte edhe përfaqësues nga OSBE-ja, përfaqësues nga komunitetet e ndryshme fetare të vendit, si komuniteti ortodoks dhe ai katolik. Po ashtu në këtë iftar morën pjesë edhe organizatat e ndryshme rinore në vend, si ajo e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës që përfaqësohej nga kryetari Kastriot Luma, si dhe përfaqësues të organizatës studentore brenda Universitetit të Prishtinës, Paqja Studentore. Të pranishmëve iu drejtua Fejsal Spahiu nga Departamenti i të Rinjve i BIRK-ut, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje duke u shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen, kjo gjë është lehtësisht e realizueshme tha ai po që se ka dëshirë, gjë që e dëshmon vetë tubimi. Jemi bërë bashkë të rinj jo vetëm nga profesionet e ndryshme, por edhe nga besimet dhe kombësitë e ndryshme, ne edhe pse kështu të ndryshëm, kemi shumë probleme të përbashkëta,- tha ai.
-
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e… -
U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur… -
Myftiu Tërnava u prit në takim nga kryetari i Obiliqit, z. Xhafer Gashi
Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt
Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…