Prishtinë, 1 shkurt 2022
Me rastin e 1 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Mbulesës, Departamenti i Gruas në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi program dedikues me titull “Mbulesa-burim fuqizimi dhe dinjiteti”.
Në këtë eveniment mori pjesë edhe Myftiu Naim ef. Tërnava si dhe Myftiu i Kroacisë, Aziz ef. Hasanoviç, të cilët uruan gratë për këtë ditë të shënuar.


“Me këtë rast, unë, në emër të institucioneve të BIK-ut desha t’u uroj për këtë ditë ndërkombëtare të mbulesës, duke shpresuar që do të bëhet edhe më shumë për të mirën e përgjithshme të grave dhe vajzave. Falënderoi Myftiun e Kroacisë për vizitën dhe e cilësoi atë si mik të madh të shqiptarëve që na është gjetur në ditë më të vështira” – tha ndër tjera Myftiu Tërnava.


Në fjalën e tij, Myftiu i Kroacisë, Aziz ef. Hasanoviç, tha se kjo është një ditë e madhe e cila manifestohet edhe në Kroaci dhe qëllimi është që hixhabi të manifestohet sa më shumë në shoqëritë tona. Ai më pas shpjegoi edhe përvojat e Kroacisë ku motrat myslimane kanë pasur problem me rregullimin e dokumenteve personale, por me një angazhim permanent dhe mos heshtje kemi zgjidhur këtë problem. Prezenca e saj në ambiente të ndryshme konsiderohet si ambasadore në ato ambiente ku punon ajo. Mbulesa është shenjë identitetit islam dhe gjithnjë bëjmë thirrje për afirmim të saj.


Përfaqësuesja e Departamentit të Gruas në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës znj. Vaxhide Bunjaku, pasi përshëndeti të pranishmit tha se përmes këtij programi synohet ngritja e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit që femrat me mbulesë të mos paragjykohen edhe që ato të kenë të drejta të barabarta me të gjitha femrat tjera, si për shkollim e punësim.
“Në këtë ditë, bëhet thirrje për ngritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth mbulesës, për të kuptuar konceptin e saj, dhe për t’u promovuar dialogu ndërfetar, po ashtu përmes kësaj dite njerëzit të mësohen që t’i pranojnë të tjerët me ndryshimet e tyre. Mendoj se jemi të gjithë dakord se bartja e shamisë nuk cenon interesin e sigurisë publike, rendin publik, moralin e as nuk cenon të drejtat e të tjerëve, thjesht kemi nevojë për kulturën e modestisë si në veshje, sjellje, dhe fjalë” – tha Bunjaku.


Me këtë rast penaliste në këtë ngjarje ishin Besa Ismaili –ish deputete, dhe Rovena Tujani –Klinaku, avokate.
Për shkak të situatës me pandeminë në vend, organizimi ishte më i vogël dhe numri i të ftuarve i kufizuar.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…