Prishtinë, më 24 dhjetor 2024

Departamenti i Gruas i Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot një takim përmbyllës me mualimet për të vlerësuar punën njëvjeçare të mualimeve të këtij Departamenti.

Në fillim të këtij takimi kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, paraqiti një raport më të zgjeruar të punës e aktiviteteve të mualimeve përgjatë vitit 2024, duke i përgëzuar kështu ato për punën, kontributin e sukseset e arritura.

Në këtë takim përmbyllës mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili në fjalën e tij, përgëzoi mualimet për punën dhe angazhimin e tyre gjithandej Kosovës në mësimin e nxënësve dhe të grave. Ai tha se këtë mision ne e kemi amanet nga Zoti i Gjithësisë, andaj edhe duhet ta çojmë në vend, ngase një ditë do të dalim para Tij dhe do të na paraqiten punët dhe veprat tona. Myftiu Tërnava edhe me këtë rast shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që të vazhdojë përkrahja dhe mbështetja e mualimeve gjithandej, duke potencuar kështu faktin se tashmë ju si mualime jeni një ndër paraqitjet më të mira të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U inaugurua projekti “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”

Prishtinë, më 26 dhjetor 2024 Sot, para anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Koso…