Prishtinë, 08 nëntor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot për urime udhëheqësen e Departamentit të Gruas në Bashkësisë Islame të Kosovës, znj. Vaxhide Podvorica-Bunjakun, e cila shoqërohej nga anëtaret e tjera të këtij departamenti.
Znj. Bunjaku, në emrin e anëtarëve të Departamentit e uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri, duke i dëshiruar mbarësi dhe punë të begatshme në udhëheqjen e institucionit të BIRK-ut.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava i falënderoi anëtaret e Departamentit të Gruas dhe kërkoi nga to që të vazhdojnë edhe më të punojnë për të ngritur dhe fuqizuar pozitën e femrës kosovare.