Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës

Prishtinë, 25 prill 2017
Myftiu i Republikës së  Kosovës Naim Tërnava , priti  në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, të kryesuar nga z. Jacques Brotchi, anëtari i Parlamentit dhe Kryetar i Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të komunitetit frëngjisht-folës  bashkë me disa  deputet  tjerë nga parlmaneti  Belgjikës  i cili po qëndron në  vizitë zyrtare në vendin tonë.

Myftiu Tërnava çmoi lart ndihmën e madhe  të shtetit Belg  dhënë   Kosovës, dhe falënderoi popullin dhe shtetin Belg për përkrahjen e popullit dhe shtetit të Kosovës , dhe i njohu me Bashkësinë islame, institucionet e saja ,  jetën fetare në Kosovës në përgjithësi  si dhe mbi harmoninë fetare në vend.
Anëtarët e delegacionit parlamentar belg falënderuan  Myftiun për pritjen e ngrohtë , dhe vlerësuan kontributin e Bashkësisë Islame për kultivimin e traditës së bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare si një shembull  model që duhet ndjekur.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…