Deklaratë

Prishtinë, 18 shtator 2014

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot më datë 18.09.2014, shqyrtoi gjendjen e krijuar pas arrestimeve të djeshme. Me këtë rast, për opinionin del me këtë:

DEKLARATË

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me shqetësim ka marrë lajmin për shoqërimin dhe më pastaj edhe ndalimin e djeshëm të disa imamëve tanë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, beson në pafajësinë e tyre përderisa organet e drejtësisë nuk e dëshmojnë  të kundërtën.
 
Bashkësia Islame e Kosovës punën dhe aktivitetin e vetë e bazon në parimet hyjnore islame, andaj ne besojmë se edhe ligjërimet e imamëve në xhamitë tona janë zhvilluar në këtë frymë. Institucioni i Xhamisë te ne historikisht ka luajtur rol pozitiv në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës sonë, po ashtu xhamitë kanë pasuar rol determinues  edhe në zhvillimet  e rëndësishme të popullit dhe vendit tonë.
 
E ripërsërisim nuk prejudikojmë fajësinë, po në të njëjtët kohë jemi kundër fushatës që demonizon institucionin e imamit dhe xhamive pa fol drejtësia, andaj edhe njëherë apelojmë që të presim të japin verdiktin organeve të drejtësisë.
 
Ftojmë dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët, e posaçërisht besimtarët tanë, që me qetësi e maturi të presin vendimin e organeve të drejtësisë, larg çdo politizimi e polarizimi, tendence e keqkuptimi.

 Kontributi më i mirë për vendin, shtetin dhe fenë tonë, në këtë situatë të krijuar, është qetësia dhe besimi në institucionet e vendit. 

Bashkësia Islame e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të mbrojë dhe të prezantojë të drejtat dhe vlerat e besimtarëve islam në përputhje me mësimet Kuranore, traditën e Pejgamberit, dhe me rendin kushtetues të vendit tonë.
 
Bashkësia Islame e Kosovës, është e përkushtuar në kultivimin dhe interpretimin e mësimeve islame për paqe, respekt, tolerancë e mirëkuptim, larg urrejtjes, ekstremizmit dhe dhunës.
 
Populli ynë është shquar për urtësi, mirëkuptim, maturi e pjekuri, respekt dhe përkrahje për tjetrin, virtyte e vlera këto që duhet të reflektojnë dhe të na shoqërojnë edhe në këto momente.
Zoti e do paqen dhe njerëzit që e kultivojnë dhe angazhohen për të!
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Sot, bota islame humbi një ndër dijetarët më të mëdhenj bashkëkohor, në fushën e fikhut, s…