Prishtinë, 9 maj 2015

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në mbledhjen e sotme, përveç tjerash, diskutoi edhe për gjendjen në BFI të Maqedonisë, për çka edhe vendosi të dalë me këtë

 

DEKLARATË PËR OPINION

Kryesia e BIK-ut me vëmendje ka shikuar zhvillimet gjatë javës, që kanë përfshirë Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, për çka ndihet e shqetësuar për hyrjen e dhunshme të një grupi individësh në selinë qendrore të BFIM-RIASET.
Kryesia e BIK-ut një veprim të tillë e konsideron si të papranueshëm, pa marrë parasysh motivet nga të cilat udhëhiqen pretenduesit.
Kryesia e BIK-ut mbështet organet dhe forumet legale e legjitime të BFI-së së Maqedonisë, dhe si të vetmen rrugë për zgjidhjen e kësaj situate në të cilën është BFI e sheh respektimin e Kushtetutës dhe akteve normative në fuqi, me të cilat edhe funksion BFI-ja e Maqedonisë.
BIK-u përshëndet unitetin e organeve dhe institucioneve të BFI-së në Maqedoni, unitet që është treguar edhe pas zhvillimeve të fundit.
Kryesia e BIK-ut bën apel që, me gjakftohtësi dhe duke respektuar Kushtetutën, pa politizime e polarizime, të tejkalohet kjo gjendje, dhe BFI-ja sa më parë t’i kthehet misionit të saj primar.

  • Tender

    Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …
  • Tender

    Prishtinë, 12 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall:&nbs…
  • Konkurs

    Datë: 6 nëntor 2024 Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas, shpallë: K O N K U R S Për plo…
Shfaq më shumë në Njoftime

Shfleto

Tender

Prishtinë, 20 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Shpall: I. …