Dita e mërkurë e datës 12 qershor 2013 kishte mbledhur shumë qytetarë të devotshëm, në xhaminë e fshatit Cërnicë, të cilët me padurim prisnin që të ndëgjonin zërin e bukur të vijuesve të mësim besimit, që atë ditë edhe do të përfundonin me leximin e Kur’anit në tërësi para hoxhës së tyre, M. Driton ef. Bekteshit dhe para të gjithë të pranishmëve në xhami.
Nxënësit kishin përgatitur edhe një program të larmishëm me recitime dhe ilahi, të karakterit fetar, që zgjoi mjaft kurreshtje dhe emocione tek xhemati.
Pas leximit të duasë së hatmes nga kryeimami I Këshillit të BI në Gjilan, M.Iljaz ef. Mustafa, tubimin e përshëndeti imami i xhamisë, M. Driton ef. Bekteshi I cili falenderoi pjesëmarrësit e këtij eventi, në veçanti përfaqësuesit e Kryesisë së BIK. Ai vazhdoi më tej: “… një falenderim i veçantë është edhe për nxënësit që i kam para vetes, të cilët arrritën që ta përfundojnë hatmen me saktësi dhe sukses në kohën që e kishim paraparë. Për me e kry një punë deri në fund, padyshim se na nevojitet edhe ndihma e të tjerëve, pra vlerësojmë lartë mbështetjen morale të Këshillit të BI të Gjilanit, pastaj shoqatën ISTANBUL, e gjithashtu edhe prindërit e fëmijëve që nga dashuria e madhe për fenë sollën fëmijët e tyre për të mësuar këtu tek ne”.
Në emër të Këshillit të BI në Gjilan, Dr. Sulejman Osmani, kryetar tha se: “ … mbi të gjitha e përgëzoj imamin për punën e tij të palodhshme. Lus Zotin që Cërnica të ktheheht në vatrën e dijes ashtu siç ishte në të kaluarën. Synimi i Islamit është që baza dhe themeli I një familjeje të jetë I shëndoshë, e kjo është edhe arsyeja që kemi sot imam, të cilët nuk janë vetëm për të falur namazin, por janë të përkujdesen për xhematin, për familjet, për mirëvajtjen dhe mbarëvajtjen e fesë në të gjitha fushat e jetës. Për të ec feja përpara, vetëm fjalët janë pak. P a.s. në një këshillë të tij e cila konsiderohet themel për jetën ka thënë: “Atë që puna e tij e len mbrapa, nuk ka kush që e çon përpara”. Kryetari Osmani u entuziazmua edhe me interesimin e madh të vajzave për të mësuar leximin e Kur’anit, me ç’rast ceku edhe thënien profetike të Muhamedit a.s.: “Atij që Allahu xh.sh. i ka dhuruar vajza, i mëson ato dhe i edukon, Allahu do ta bëj sebep që ta shpëtojë (nëpërmes tyre) nga zjarri i xhehenemit”.{gallery}cernice{/gallery}
Dr. Fahrush ef. Rexhepi, zv.Kryetar i BIK, përcolli tek të pranishmit përshëndetjet më të përzemërta në emër të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emër të Myftiut Tërnava, për t’vazhduar më tej: “…vizita ime sot këtu në mesin tuaj nuk është e para, kemi marrë pjesë shumë herë në evente të ndryshme të karakterit fetar, dhe s’mund të fsheh kënaqësinë dhe emocoinet që kam përjetuar sa herë kam qenë në mesin tuaj. Të gjitha këto organizime dhe aktivitete me qëllim ngritjen e fjalës së Zotit, rreflektojnë pozitivisht dhe inkurajojnë brezat dhe gjeneratat e reja që të vazhdojnë krenar rrugën e të parëve të tyre, në pasimin dhe përhapjen e fjalës së Tij xh.sh. Sigurisht që është për çdo lëvdatë edhe angazhimi i imamit të nderuar për punën e tij të palodhshme në edukimin e këtyre brezave. Leximi I Kur’anit dhe mësimi i tij të tjerëve ngërthen në vete mirësinë më të madhe që Allahu ka ia ka dhuruar dikujt. Thotë P.a.s.: “Më i miri prej jush është ai që Kur’anin e mëson për vete, dhe ua mëson të tjerëve”. Por, vlera e Kur’anit sigurisht se nuk mbetet vetëm te leximi i tij, por edhe kuptimi i tij dhe vënia në jetë e urdhërave të tij”.
Më tutje Dr. Rexhepi sqaroi me plot transparencë edhe veprimtarinë e BIK dhe punonjësve të saj anëkënd Republikës së Kosovës duke çmuar lart punën dhe veprimtarinë e secilit imam. Ai u shpreh: ”Synimet për të përbuzur dhe rrënuar vlerat e Islamit dhe predikuesve të tij nga disa individ të caktuar , janë dhe do të jenë të kota”. Islami është dhe do të mbetet burimor, hyjnor, është fjalë e Zotit e pandryshuar, i përsosur, sfidues i të gjitha sistemeve që kanë lind si pjellë e kokave të njerëzve, dhuratë për njerëzit anembanë globit tokësor.
Certifikata për 20 nxënësit (14 vajza dhe 6 djem) u shpërndanë nga Dr. Fahrush Rexhepi, zv. Kryetar i BIK.