Prishtinë, 11 qershor 2011

Më 11 qershor 2010, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, e treta në këtë përbërje të Kuvendit. Përpos delegatëve, në mbledhje qe i pranishëm Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë e bashkëpunëtorët e tij.
Pas leximit të një ashereje nga Kurani famëlartë, dhe fjalëve përshëndetëse të kryetarit të Kuvendit, dr. Xhabir Hamitit dhe myftiut mr. Naim Tërnava, delegatët e Kuvendit në rend dite patën këto pika:

-Raporti i punës njëvjeçare të kryesisë së BI të Kosovës;

-Elaborati i buxhetit, Llogaria përfundimtare për vitin 2010, me raportin e Komisionit financiar, dhe aprovimi i buxhetit për vitin 2011. – Verifikimi i mandateve të anëtarëve të rinj;

-Të ndryshme.

Për raportin e punës një vjeçare të kryesisë u zhvillua debat konstruktiv i shoqëruar me disa propozime e vërejte, pas së cilave, delegatët miratuan raportin e punës së Kryesisë për periudhën njëvjeçare prill 2010- prill 2011. Më pas delegatët pasi dëgjuan raportin e komisionit financiar, që e paraqiti kryetari i komisionit, Xhavit Qerimi, miratuan Llogarinë përfundimtare për vitin 2010. Ndërsa Projektbuxhetin për vitin 2011, para delegate e paraqiti referenti financiar Kasim Gërguri. Delegatët pas një diskutimi cilësor, miratuan unanimisht projektbuxhetin për vitin 2011. Kuvendi i Bashkësisë Islame miratoj propozimin e Kryesisë së BIK, dhe votoj themelimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Fushë-Kosovë. Këshilli i Bashkësisë Islame në Fushë-Kosovë aktivitetin e vetë do e ushtroj në territorin administravit të komunës së Fushë-Kosovës Kuvendi po ashtu, verifikoj edhe mandatin e delegatit të KBI së Bujanocit, Berat Alimi, i cili zëvendëson Sulejamn Fejzullahun i cila ka shkuar në detyrë të re. Në këtë mbledh kuvendi plotësoj dy vende vakante në komisionet e kuvendit, kështu Agim Hyseni u zgjodh anëtar i komisionit disiplinor i shkallës së dytë, ndërsa Visar Koshi –anëtar i komisionit juridiko administativ. Kuvendi debatoj edhe për Fakultetin e Studimeve Islame. Delegatët njëzëri i kërkuan Myftiut që ta zgjidh çështjen e FSI-së.

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…